Aplikacion
Gjykata e Korçës sqaroi se shtetasi me inicialet Zh.L., është pjesë e strukturës organike të këtij institucioni.
“Nga informacionet paraprake në media, jeni vënë në dijeni për arrestimin e shtetasit Zh.L, ku sipas këtyre mediave ky shtetas ushtron funksionin Shef i IT apo Specialist IT në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Ju sqarojmë se shtetasi i lartpërmendur është pjesë e strukturës organike të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me funksion Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec, dhe jo në pozicionet e përmendura në media.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!”, thuhet në reagimin e Gjykatës. I dyshuari u kap në Tiranë, teksa akuzohet se falsifikonte duke ndërhyrë në mënyrë kibernetike, pasaporta dhe dokumente të tjera, me qëllim pajisjen e emigrantëve ilegalë, që iknin me kamionë në Angli. /ZOOM.AL/