zoom

Bota

Ishulli i horrorit në Greqi! Pas vdekjes së mistershme të anglezit, zhduket dhe turisti amerikan

Zyrtarët grekë po e kërkojnë një turist amerikan që u zhduk, pasi doli për t’u ngjitur në mal vetëm në ishullin Amorgos.

Autoritetet kanë thënë se Albert Calibet u zhduk të martën kur miqtë e tij raportuan se nuk ishte kthyer nga mali. Disa ekipe kanë marrë pjesë në kërkim, përfshirë edhe vullnetarë, raportoi BBC.

Zhdukja e tij ndodhi disa ditë pasi prezantuesi britanik Michael Mosley u zhduk në ishullin grek Symi dhe trupi i tij u gjet katër ditë më vonë. Ekipet po e kërkojnë në tokë dhe në det për Calibetin.

Autoritetet kanë thënë se mali nëpër të cilin u nis Calibet nuk është i vështirë, por se ai mund të ketë ndryshuar udhë duke zgjedhur ndonjë rrugë më të vështirë. /ZOOM.AL/