zoom

Aktualitet

Ishte zhdukur prej katër ditësh, 49-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Buna. Çfarë dyshon Policia

Trupi i pajetë i një 49-vjeçari u gjet sot pranë rrjedhës s lumit Buna në Shkodër, teksa nisën hetimet për rrethanat dhe shkaqet.

Policia njofton se ky person rezulton i zhdukur që nga data 13 prill, kur vëllai i tij bëri denoncimin se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa. Paraprakisht dyshohet për një akt flijimi, teksa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

“Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa”, njoftoi policia vendore. /ZOOM.AL/