zoom

Aktualitet

Ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit përsëri në GJKKO, Vangjush Dako në proces për dy çështje

Ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit, Vangjush Dako, ka mbërritur sot në GJKKO. Shkak është procesi gjyqësor që ka nisur ndaj tij pas ndalimit dhe hetimit për lejet e ndërtimit dhe katet shtesë të pallateve.

Dako është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi po gjykohet për shpërdorim detyre në dy raste.

Vangjush Dako u lirua pak muaj më parë, pasi qëndroi për 9 muaj në paraburgim, saktësisht më datë 27 shkurt 2024, pasi skaduan afatet e paraburgimit dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, me mbikëqyrje policore 24 orë.

Procesi ndaj tij zhvillohet në gjendje të lirë, teksa SPAK po kërkon shpalljen fajtor. /ZOOM.AL/