zoom

Slider

Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, martohet me partneren shtatzënë

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Beart Rexhepi është martuar me partneren e tij.

Ai ka bërë vetë publik lajmin në një postim në Instagram ku ka publikuar një foto nga momenti i ceremonisë martesore.

Bearti shihet i veshur me një kostum të zi, ndërsa partnerja e tij mban veshur një fustan të bardhë dhe kurorë në kokë.

Bashkëshortja e ish-konkurrentit të Për’Puthen është në pritje të ëmbël. Çifti do të bëhen prindër të një vajze.

Pak kohë më parë, ai publikoi një video në rrjetet sociale ku shihej së bashku me partneren dhe motrën e tij duke zbuluar gjininë e bebit.

Ata mbanin flakadanë në dorë nga ku doli tym ngjyrë rozë, duke zbuluar se do të mirëprisnin në jetë një vajzë.