zoom

Bota

Ish-komandanti i NATO-s: Duhet strategji e re për Ukrainën, forma më mirë e mbrojtjes është…

Ish-zëvendëskomandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Sir Richard Shirreff, ka deklaruar se nevojitet një ndryshim themelor në strategjinë e Perëndimit për mbështetjen e Ukrainës.

Në një intervistë për BBC, gjenerali tha se strategjia e ndjekur deri tani nga Perëndimi për t’i dhënë Kievit aq ndihma sa për të mbrojtur veten, nuk do të rezultojë më e suksesshme.

“Aleatët perëndimorë duhet t’i japin Ukrainës ndihma të mjaftueshme për të mposhtur Rusinë në Ukrainë. Forma më e mirë e mbrojtjes është sulmi. Ajo që Ukrainës i duhet më shumë se çdo gjë tjetër është koha. Ajo që rusët po përpiqen të bëjnë është t’i mohojnë Ukrainës kohën”, tha ai. /ZOOM.AL/