zoom

Aktualitet

Ish-futbollisti i njohur humb betejën me kancerin, ndërron jetë në moshën 43-vjeçare

Ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare ish-futbollisti i njohur, Andrija Delibashiç.

Prej muajsh ai po luftonte me kancerin, por nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë.

Delibashiç ishte futbollist i njohur në Malin e Zi, ndërsa mbahet mend edhe për një aktivizim me klubet spanjolle.

Karriera e tij nisi me Partizanin e Beogradit, teksa po ashtu luajti duke spikatur për Kombëtaren e Malit të Zi.