Aplikacion
Ai shprehet se WizzAir është kompania ajrore më skandaloze dhe më e papërgjegjshme, teksa thekson se anuloi fluturimin nga Milano dhe nuk garanton kthim për pasagjerët.
“Justifikimet e tyre janë banale dhe të përsëritura”, thekson ai, duke shtuar se “një shtet i ngordhur si i yni që nuk ka në konsideratë qytetarët, i del zot një kompanie të diskretituar”.
Postimi i plotë:
WIZZAIR kompania me skandaloze dhe e papërgjegjshme, përsëri le në mes të katër rrugëve shqiptarët.
Anullon fluturimin nga Milano dhe nuk garanton asnjë kthim, as për nesër e as për pasnesër.
Justifikimet e tyre janë banale dhe të përsëritura.
Një shtet i ngordhur si i yni që nuk ka në konsideratë qytetarët, i del zot një kompanie të diskretituar.
Ky nuk është më turp e as gabim!
Gabimi kur përsëritet është faj.
Është pak të thuash që kjo kompani skanadaloze duhet të jetë nën akuzë penale!!!!!