zoom

Sport

Isco njofton divorcin, jep lajmin që askush nuk e priste

Isco ka zyrtarizuar largimin nga Real Madridi, pas nëntë vjetësh.

Ai fitoi këtë sezon trofeun e La Liga dhe Champions League, megjithatë nuk ishte një lojtar formacioni për trajnerin Carlo Ancelotti.

“Pas 9 vjetësh e kam përfunduar rrugëtimin tim në Real Madrid, një klub që ma ka mundësuar t’i realizoj të gjitha ëndrrat që i kisha si fëmijë. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët, trajnerët, njerëzit që merreshin me fanella, punëtorët në Valdebebas dhe në Santiago Bernabeu. Gjithashtu, dua t’i falënderoj tifozët, të cilët më mirëpritën në mënyrë të mrekullueshme që nga dita e parë. Hala Madrid përgjithmonë”, shkruan mesfushori spanjoll.

Gjatë eksperiencës nëntëvjeçare, Isco ka fituar 19 trofe me “Los Blancos”. /zoom.al/