Aplikacion
Disa të tjerë ia plasën në sy se me 150 euro në muaj është e pamundur të jetohet dhe e sfiduan atë të jetojë me kaq para.
Por përse nuk i rrit qeveria pensionet?
Dashamir Shehi ka një shpjegim sa origjinal aq edhe logjik. Duke ironizuar qëndrimin e Ramës për të mos i rritur pensionet, ai tha se qeveria nuk ka interes në këtë sektor, pasi këtu nuk mund të zhvillohen tendera që të përfitohen para në mënyrë tangente.
“Prioritetet e kësaj qeverie janë investimet publike, aty bëhen rrugët e shumë gjëra të bukura. Te rrugët e ujësjellësit ndërtimet bëhen dhe tenderat. Te pensionet nuk bëhen tendera s’ka nevojë. Kështu, qeveritë i çojnë te investimet, se mbetet lavdia e qeverisë që bëri këtë rrugë. Do mbahet mend ky tuneli i Llogarasë, do thonë që e bëri Rama. Të gjithë duan investimet publike, për propagandë. Duhen ca para për qeverinë, vetëm këtu dalin. Te pensionet s’dalin para”, deklaroi Shehi.
Kryeministri Rama zhvilloi disa takime me pensionistë për t’u treguar atyre se sa të pamundur e kishte qeveria që t’u rriste atyre pensionet, ndaj u kërkoi që të prisnin derisa fondi i sigurimeve të mbushej nga kontributet që duhet të rriteshin pasi bizneset të siguronin të gjithë punonjësit dhe të deklaronin pagat reale të tyre. Por se kur do të ndodhë kjo, Rama nuk bëri asnjë parashikim./Zoom.al