zoom

Aktualitet

Investitor strategjik për të ndërtuar në Himarë – Bashkëshorti i Olta Xhaçkës shkon në SPAK

Këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion u shfaq Artan Gaçi, bashkëshort i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Gaçi u fut në derën e SPAK rreth orës 11:00, ndërsa arsyeja se pse është thirrur nuk bëhet ende e ditur për mediat.

Por duhet theksuar se “vizita” e tij në SPAK vjen pasi qeveria shqiptare i dha statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli dhe shfrytëzimin e një zonë bregdetare në Himarë, një kompanie në pronësi të bashkëshortit të Olta Xhaçkës.

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët. Më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët”, tha Gaçi për “Birn” pak javë më parë.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i Artan Gaçit ngriti shqetësime për konflikt interesi. Vitin e fundit, Xhaçka po përballet me kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të deputetit pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik.