zoom

Aktualitet

Investimet e pakryera të Kastratit në aeroport, Ministria e Financave “fshihet” nga përgjegjësitë

Shkeljet e koncesionarit që menaxhon aeroportin më të madh në vend, vazhdojnë të adresohen nga media, por jo nga autoritetet përgjegjëse.

Zoom.al ka denoncuar vazhdimisht shkeljet nga Kastrati Group në aeroportin e Rinasit si edhe ka analizuar nevojën e rinegociimit të kontratës.

Së fundmi, pas kërkesës për informacion të Zoom.al drejtuar ministrisë së Financave, përgjigja erdhi, por njësoj si çdo përgjigje tjetër nga qeveria, ishte boshe.

Pyetjet e Zoom.al

Përgjigja e ministrisë së Financave

Zoom.al, mbështetur në shifra ngre pyetjet nëse kontrata e aeroportit do të rinegociohet, pasi të ardhurat e synuara janë përmbushur, si edhe për afatet e investimeve që Kastrati duhet të kryejë në aeroport.

Për pesë pyetje, MFE përgjigjet me një paragraf ku thotë të njëjtën gjë me fjalë të ndryshime: “Detajet e marrëveshjes janë në kontratë”.