zoom

Lajme

Investigimi i emisionit italian “Report”, Opozita do protestojë të enjten para Parlamentit

Reportazhi i dytë i televizionit italian RAI 3 për Shqipërinë është pritur me indinjatë nga faktori politik opozitar.

Mësohet se Opozita do protestojë të enjten para Kuvendit, në nisje të seancës parlamentare, duke ndërtuar strategji të re pas publikimit të emisionit.

Burimet sqarojnë se opozita këtë të enjte do të zhvillojë protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë, marrë shkas nga investigimi i Rai 3 dhe emisioni “Report”.

Sipas këtyre burimeve deputetet do të zhvillojnë debat brenda seancës për këtë çështje, ndërsa jashtë do të mbahet një protestë e qytetarëve. Mësohet se protesta do të mbahet në orën 10:00. /ZOOM.AL/