zoom

Sport

Inter kërkon të mbyll llogaritë e titullit përballë Krotones. Ja risitë e Kontes në formacion

Duke filluar nga ora 18:00 do të luhet ndeshja Krotone-Inter, e vlefshme për javën e 34-ët të Serisë A.

Zikaltërve u duhen vetëm 4 pikë në 5 ndeshje për t’u shpallur kampionë të Serisë A, teksa misioni do të fillojë që në sfidën e sotme ndaj Krotones të vendit të fundit e cila i ka mbyllur llogaritë për sa i përket rënies një kategori më poshtë.

Dhe pse ndaj vendit të fundit dhe me qetësinë e shkëputjes 11 pikë ndaj ndjekësve, Konte nuk ka menduar të ndryshojë aspak formacionin e skuadrës së tij duke rreshtuar ekipin më modulin 3-5-2.

Mbrojtja përbeëhet nga Bastoni, De Vraj dhe Skriniar. Mesfusha plotësohet nga Brozoviç, Sensi në vendin e Eriksen dhe Barela ndërsa nga krahët Darmian dhe Hakimi. Në sulm të përhershmit, Lukaku dhe Lautaro.

Në krahun tjetër Krotonë rreshtohet me modulin 3-4-3, ku Simi do të jetë i vetëm në majë të sulmit si lojtari më në formë i momentin në Serinë A.

FORMACIONET ZYRTARE