Aplikacion
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj teritorit rus nga regjimi i Zelenskyt, që është nën kontrollin dhe mbështetjen e SHBA-së dhe Perëndimit dhe e cilësojmë si një akt të pafalshëm agresioni dhe terrori”, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut.
Koreja e Veriut ka intensifikuar lidhjet e saj me Rusinë vitin e kaluar, kur liderët e të dyja shteteve u zotuan të thellonin bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Në qershor të këtij viti, lideri verikorean, Kim Jong Un dhe presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkruar një marrëveshje për “partneritet gjithëpërfshirës strategjik”, që përfshin edhe marrëveshje për mbrojtje të përbashkët.
Koreja e Jugut, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Korenë e Veriut se furnizon me artileri dhe raketa Rusinë, të cilat më pas Moska i përdor në luftën kundër Ukrainës.
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë mohuar këto pretendime.