zoom

Ekonomi

Inflacioni u rrit me 1.9% në shtator, niveli më i ulët që nga viti 2021

Inflacioni në shtator u rrit me vetëm 1.9%, duke shënuar kështu nivelin më të ulët në 3 vitet e fundit.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 4,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shtator 2024, krahasuar me gusht 2024 është 0.6 %.

INSTAT raporton se grupi i argëtimit dhe kulturës ka pasur rritjen më të fortë të çmimeve nga shtator i shkuar, me 4.6%, ndjekur nga veshjet, këpucët dhe mobiljet e pajisjet e shtëpisë me 3.6% respektivisht.

Rritje raportohet edhe për pijet alkoolike dhe duhanin me 3,5 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.7 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 6,5 %, pasuar
nga nëngrupet “peshk” me 4,6 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,9 %, “mish” me 3,4 %, “sheqer, recel,mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 3,0 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4,5 %.

Krahasuar me muajin Gusht 2024, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,9 %, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,4 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,5 % secili. “Shërbimi arsimor” pësoi rritje me 0,4 %, “Komunikimi” me 0,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan”, Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1
% secili.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,1 %.