Aplikacion
Vendet renditen sipas vetëvlerësimit të tyre të jetës, mesatarisht në vitet 2022-2024.
Kosova, Greqia, Maqedonia, Serbia dhe Italia lënë shumë pas Shqipërinë.
Kosova renditet më mirë, në vendin e 29, ndjekur nga Serbia në vendin e 31 dhe Italia në vendin e 40.
Në raport shkruhet se në tërësi, në Amerikë por dhe në pjesë të Europës, rënia e lumturisë ka kontribuar ndjeshëm dhe në votat kundër “sistemit”.
Por gjithashtu, njerëzit janë shumë më të sjellshëm, edhe pse të palumtur.
“Qytetarët janë më të mirë se sa mendojnë të tjerët se janë, dhe ta kuptojnë këtë i bën më të lumtur por dhe ndryshon gjithashtu mënyrën se si mendojnë për fqinjët”, thotë John Helliwell, redaktor i Raportit global të lumturisë.
Kur bëhet fjalë për lumturinë, vendet nordike vijojnë të jenë në krye të listës. Për të tetin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë.
“Vendet nordike si Finlanda vazhdojnë të përfitojnë nga sistemet e shëndetit, arsimit dhe mbështetjes sociale të disponueshme dhe me cilësi të lartë. Pabarazia e mirëqenies është gjithashtu e ulët,” tha Ilana Ron-Levey, drejtoreshë menaxhuese në Gallup.
Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Suedia, katër të parat, mbeten në të njëjtin renditje si në vitin 2024. Dhe Norvegjia është përsëri në vendin e 7-të.
Ndërsa sistemet e mbështetjes sociale që kujdesen për mirëqenien e banorëve janë të rëndësishme për renditjen e Finlandës, njerëzit luajnë gjithashtu një rol, sipas Helliwell.
“Të kesh një shtet me mirëqenie të mirë, gjen kuletë në rrugë dhe ua kthen pronarëve”, tha Helliwell, duke iu referuar të dhënave që tregojnë se vendet nordike renditen ndër vendet kryesore për kthimin e kuletave të humbura.
“Këta janë individë që kujdesen për njerëzit me të cilët jetojnë.”
Afganistani (nr. 147) është sërish i fundit në listë. Sierra Leone (nr. 146), Libani (nr. 145), Malavia (nr. 144) dhe Zimbabve (nr. 143) përbëjnë pjesën tjetër të pesëshes së fundit për lumturinë.
Ekuinoksi pranveror:Universi po u dërgon mesazhe serioze këtyre shenjave të zodiakut