zoom

Ekonomi

Indeksi i Urisë, Shqipëria më keq se rajoni. Problem siguria ushqimore dhe kequshqyerja

Indeksi Global i Urisë për vitin 2024 tregon se gjendja në Shqipëri është përkeqësuar nga viti 2023.

Shqipëria mban vendin e 47-të nga 127 shtete dhe vlerësohet me 7.9 pikë, ndërsa një vit më parë vlerësohej me 6.1 pikë. Rritja e pikëve përkthehet në rritje të gjendjes së urisë. Gjithsesi raporti vlerëson se gjendja bëhet serioze kur norma e urisë arrin në 20.

Shtetet e rajonit renditet ndër 20 vendet e para me Bosnjën që kryeson në vend të dytë.

Raporti thekson se për Shqipërinë shqetësuese është pasiguria ushqimore që është rritur vitet e fundit, si dhe kequshqyerja e fëmijëve.

Indeksi bazohet në 4 indikatorë për të nxjerrë rezultatet; mungesa e ushqimit, kequshqyerja, mungesa e zhvillimit tek fëmijët për shkak të kequshqyerjes, vdekja e hershme e fëmijëve.

Sipas indeksit janë 42 vende në botë që janë përballen me nivele alarmante të urisë, si Madagaskari, Somalia, Sudani i Jugut, Nepali, etj. Nga viti 2016 në vitin 2024, raporti thotë se është bërë shumë pak progres për të luftuar urinë, ndërsa luftërat e vazhdueshme e kanë shtuar atë.