zoom

Ekonomi

Indeksi i Dashurisë – Sa u kushton shqiptarëve festa e Shën Valentinit?

As dashuria nuk i ka shpëtuar dot spirales së inflacionit në vend, që e ka bërë më të vështirë festën e Shën Valentinit për çiftet.

Frymëzuar nga Indeksi i Dashurisë, matur nga The Economist, Zoom.al ka përpunuar një të tillë për Shqipërinë, për të llogaritur koston e një darke normale për Shën Valentin. Të dhënat i përkasin matjeve që bën Numbeo dhe janë të mesatarizuara.

Sipas grafikut, një mbrëmje ku përfshihet darka, pijet, një film në kinema dhe kostot e lëvizjeve, një çift në Tiranë harxhon rreth 9 mijë lekë. “Dëmi” bëhet dhe më i madh nëse konsiderojmë dhuratat, pjesa më e rëndësishme e kësaj dite.

Më shumë se sa vlera nominale e cila varion sipas konsumit dhe destinacionit, treguesi i kostos reale të Shën Valentinit në Shqipëri është ecuria e këtyre çmimeve. P.sh e njëjta darkë e përllogaritur, në 2023-shin do të kushtonte të paktën 11% më pak dhe në 2022-shin deri në 25% më pak.

Të gjithë indikatorët tregojnë se po, dashuria kushton dhe për fat të keq vetëm do të shtrenjtohet!/Zoom.al