Inceneratorët janë një tregues i qartë se si qeveria administron shpenzimet publike që kryhen me taksat tona.
Personat, që zotërojnë kontratat janë shpallur në kërkim nga organet hetimore dhe kontratat e nënshkruara janë thyer tashmë.
Ministria e Financave ka plot fakte për të bllokuar pagesat, qoftë edhe për mosrespektim afatesh, por pavarësisht abuzimeve galoponte po vazhdon të paguajë miliona euro ndaj abuzuesve, edhe pse ekonomia po kalon një situatë jo të zakonte nga çmimet e larta dhe më shumë se 1 e katërta e popullsisë jeton në varfri .
Sipas të dhënave nga thesari vetëm gjatë 6 muajve të parë 2022 kompania Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 400 milionë lekë (3.3 milionë euro), sipas Open Data Albania. Integrated Energy BV SPV ka të nëjtët aksionerë me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, që janë tashmë nën hetim nga SPAK.
Siç shikohet nga të dhënat e Ministria e Financave pagesat 3,3 milionë euro janë kryer nga Bashkia e Tiranës, ajo e Durrësit dhe Kavajës.
Nga ana tjetër kompania që po paguhet sistematikisht me taksat e shqiptarëve ka ngritur skema pastrimi krejtësisht të pasofistikuara.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave nga viti 2018 deri në qershor 2022 buxheti i shtetit ka bërë pagesa 4,9 miliardë lekë (40.7 mln euro) ndaj kompanisë Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit te Tiranës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar me herët ketë vit se, projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh.
Prej vitit 2018 deri aktualisht, thekson KLSH, Bashkia Tirane dhe Ministria e Industrisë dhe Energjisë (MIE) janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane. “Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit qe kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve proces, i cili nuk është kryer deri me sot/ Monitor