zoom

Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ Gazetari: U shit tre herë pasi Zoto dhe Mërtiri nuk kishin para

Gazetari Elvi Fundo është shprehur se infenratori i Tiranë ka ndryshuar disa herë pronarë, pasi Mirel Mërtiti dhe Klodian Zoto s‘kishin para për ta financuar.

Në “Adi Krasta Show“, gazetari tha se nuk është biznes i një individi por është vënë dispozicion gjjithë shteti.

“Ku kanë shkuar paratë? Miliona euro për mediat, ka qenë thas i çarë, kap e hidh“, tha ai duke e konsideruar si dosjen më të madhe të korrupsionit në 30 vite.

Elvi Fundo: Inceneratori i Tiranës ka ndryshuar disa herë pronarë. Janë shitur 3 herë aksionerët pa leje nga qeveria shqiptare, ska pasur leje. Veliaj nuk hyn tek pjesa që skanë marrë leje. Hyrja dhe dalja është e paligjshme sepse qeveria shqiptare duhet të jepte miratim dhe tregon se është mashtrim.

Kompania që ka marrë kontratën koncesionare ska pasur para ta investojë. Futja dhe dalja e këtyre kompania pasi kanë marrë paratë në SHBA ka ndodhur sepse Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto s‘kanë pasur para për investim.

Nuk është biznes i një personi apo individi por është vënë dispozicion gjjithë shteti.

Ku kanë shkuar paratë? Miliona euro për mediat, ka qenë thas i çarë, kap e hidh.

Ka një dëm ekonomik të provuar. Kanë ikur 50 mln dollarë. Këta nuk e dinë që ska inceneratorë? Kjo histori ska kapak, inkurajoj SPAK ti shkojë deri në fund. Kjo dosje do jetë më e madhe historike dhe korrupsioni më i madh qė ka ndodhur në 30 vite. Janë të poshtur dhe bëjnë rolin e idiotit.