zoom

Politikë

Inceneratori i Fierit, Lefter Koka dënohet me 6.8 vite burg. Për Alqi Bllakon, GJKKO vendosi 2.8

GjKKO ka dënuar me 10 vite burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet në 6.8 vite burg.

I njëjti dënim i kërkuar ndaj tij edhe në procesin për inceneratorin e Elbasanit. Gjithashtu gjykata vendosi dënim plotësues që për 5 vitet e ardhshme të mos ushtrojë asnjë funksion publik. U vendos që ish-ministrit t’i bllokohet një pasuri dhe t’i lirohen të tjerat.

Sa i takon Alqi Bllakos, për të cilin prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 7 vite burg u bë një rikualifikim i veprës penale dhe Alqi Bllako u akuzua vetëm për shpërdorim detyre dhe përfundimisht e dënoi me 4 vite. Për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 2 vite e 8 muaj.

Ndërsa për Klodian Zoton, aksioner kryesor i koncesionarit të Fierit ende në kërkim u kërkua dënimi 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.

Gjykata shpalli fajtor edhe Pëllumb Abeshin për të cilin vendosi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul në 2 vite e 4 muaj heqje lirie.

Gjithashtu gjykata vendosi pezullimin e vendimit për dënimin me burg dhe dënimin e tij me 4 vite shërbim prove duke urdhëruar lirimin e tij nga qelia.

Florian Muça dhe Azem Shatëri u dënuan me 3 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar kthehet në 2 vite. Ata janë liruar për shkak se koha për të cilën kanë qëndruar në paraburgim është më e lartë se marzhi i dënimit.

Erjon Murataj u dënua me 3 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 2 vite heqje lirie.

Sabina Canameri, Regan Merdani dhe Gentin Ziflan po ashtu u dënuan me 3 vite burgim, por gjykata vendosi që ta konvertojë në shërbim prove për 4 vite.

Loran Dusha dhe Arbër Denizi janë dënuar me 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertohet në 4 vite e 8 muaj.

Sa i takon vendimit tjetër, bëhet fjalë për Arben Dervishajn, në cilësinë e kolaudatorit të punimeve, gjykata e ka gjetur të pafajshëm, duke urdhëruar lirimin e tij.

Arjola Kodra, administratorja e kompanisë “Integrated Energy” që fitoi koncensionin për ndërtimin e inceneratorit mori pafajësi gjithashtu.

Edhe Juri Imeri, që ka qenë administrator i një prej kompanive që dyshohej për krim të skemave mashtruese, u shpall i pafajshëm.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK, për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

Në seancën e kaluar, (6 shtator) ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka shfajësoi veten përballë akuzave lidhur me inceneratorin e Fierit.

Por sipas SPAK< ish-ministri përfitoi në mënyrë të parregullt shuma të ndryshme monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncesionare.

VENDIMI I GJKKO-së

Lefter Koka: 10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 6 vite e 8 muaj

Alqi Bllako: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite e 8 muaj

Klodian Zoto: 12 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 8 vite

Arben Dervishaj shpallet i pafajshëm

Arjola Kodra shpallet e pafajshme

Pëllumb Abeshi: 3 vite e 6 muaj burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite e 4 muaj

Florian Muçaj: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite

Azem Shatëri: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite

Erjon Murataj: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite

Sabina Cenameri: 3 vite burg (pezullim dënimi, për shkak se ka një fëmijë të mitur)

Loran Dusha: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 4 vite e 8 muaj

Arbër Denizi: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 4 vite e 8 muaj

Juri Imeraj shpallet i pafajshëm

Regan Merdani: 3 vite burg (pezullim dënimi)

Gentian Zifla: 3 vite burg (pezullim dënimi)