Aplikacion
Ish-ministri i Mjedisit u shpall fajtor për akuzat e korrupsion pasiv dhe pastrim parash, dhe i pafajshëm për akuzën për shpërdorim detyre. Gjithashtu iu hoq e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5 vjeçare.
Biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto u dënuan me nga 6.8 vite burg, ndërsa Stelja Gugallja me 4.8 vite.
Mirel Mërtiri konsiderohet nga prokuroria si pronari i vërtetë i shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, që fitoi koncensionin, ndërsa Klodian Zoto, ortak i vetëm dhe administrator i “Integrated Technology Services” sh.p.k, shoqëria që mori përsipër ndërtimin.
Ndërsa Stela Gugallja, bashkëpunëtore e tyre, konsiderohet si ortake e vetme dhe administrator e “Albtek Energy”.
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako është shpallur i pafajshëm në procesin për rastin e inceneratorit të Elbasanit.
SPAK kishte kërkuar dënimin me 2 vjet e 8 muaj burgim me akuzë se kishte mbajtur lidhje direkte me sipërmarrësit e përfshirë në kontratën për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, duke i informuar ata në vazhdimësi për ecurinë e procesit. Por togat e zeza e shpallën të pafajshëm në lidhje me këtë proces, ndërsa Alqi Bllako është dënuar nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit.
Gjithashtu u shpallën fajtorë per shpërdorim detyre edhe 4 ish-zyrtarët, pjesë e komisionit të përzgjedhjes.
Për ta u dhanë dënime më të lehta që shkojnë nga 1 vit e 4 muaj deri në 2 vjet e 8 muaj burgim, por proces nuk u përfshi, anëtarja tjetër e Komisionit Etleva Kondi, e cila ka refuzuar gjykimin e shkurtuar.
Të gjithë personat e pandehur përfituan ulje më një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Kompania Albtek Energy tashmë është në sekuestro preventive dhe administraohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Sekuestrimi i kompanisë u urdhërua nga SPAK, pas arrestimit të ish-ministrit së Mjedisit, Lefter Koka nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
Qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë për dy vitet e ardhshme edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve për qarkun e Fierit dhe Elbasanit, pavarësisht se koncesionet e mëparshme prej 50 milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh janë nën gjykim për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, raportoi BIRN.
Për Elbasanin parashikohet një investim i ri prej 50.1 milionë eurosh, ndërsa për Fierin 63 milionë euro.