Aplikacion
Ai u shpreh se Koka nuk i ka folur kurrë për skuta dhe se kanë folur vetëm për projektin.
Rama tha se qeveria nuk është grup i strukturuar i një njeriu.
Edi Rama: Shpresoj të më jepni pak kohë për këtë sepse është pyetje interesante. Ma ndërpretë në një nga përgjigjet që po jepja në fillim. Ka një shprehje që thotë mishi është i dobët. Që do të thotë, njeriu vihet në sprova dhe sprova e pushtetit është sprova më e fortë se pushteti ka shumë tundime. Do të thotë se ajo që unë si Kryeministër bëj duke pasur parasysh këtë është që i referohem asaj që bëhet në dritën e diellit. Çfarë gjithsecili mund të mendojë gabimisht se mund ta bëjë nëpër skuta duke shfrytëzuar pozicionin që ka në dritën e diellit, është një çështje që e ka gërryer shumë këtë vend dhe për këtë arsye kam dashur me pasion Reformën në Drejtësi dhe ndryshe nga çfarë mendojnë të tjerët nuk i ndaj njerëzit në të majtë dhe të djathtë kur vjen puna për tu përballur me akuzat e organit të akuzës. Patjetër që i kam dëgjuar dhe kam dëgjuar akuzat tuaj. Kam dëgjuar 430 milionë Euro dhe sigurisht jam alarmuar. Kam vënë alarmi. More nuk ka 430 milionë Euro, nuk ekzistojnë. Kam thënë more ça bëhet atje. Dëgjoj ju këtej, shko me vrap atje. Atje plehrat mblidhen, trajtohen. Nëse dikush, cilido qoftë, se thashë Me ministrin e Mjedisit kam punuar shumë mirë. Kurrë nuk më ka folur mua për skuta e kurrë nuk kam thënë ç’bëhet nëpër skuta sepse kemi punuar për projektin. Nëse ato për të cilat ai dyshohet janë të vërteta apo jo ato i cakton tjetër kush. Problemi që kemi ne këtu është akuza që keni bërë ju. Akuza për një grup të strukturuar kriminal. Unë e kam mbledhur “grupin kriminal” dhe e keni pasur këtu, ata që janë përmendur. Flas për ministrat dhe po ju them që 100 herë të ktheheshim mbrapa 100 herë do e kishim bërë këtë punë sepse sot marrin frymë Fieri, Elbasani, Durrësi, Shijaku. Ka rënë edhe 100 milionëshi zonja Tabaku, ka vajtur 86 milionë Euro. E kupton? Tani këto 86 milionë Euro dhe me impiante dhe me përpunim dhe me çmimin 29 Euro për ton ndërkohë që çmimin për ton Greqia e ka 60 Euro, Spanja e ka 47 etj., ju e kishit 37 në plan. Me gjithë këto që të ketë investime dhe në Zimbabve me lekët e shqiptarëve kjo është diçka që ju duhet ta shpjegoni se është shumë e madhe kjo.
Jorida Tabaku: Jeni interesuar për 630 milionë euroshin por nuk jeni interesuar për pronarët, ndërkohë që e dëgjova me interes përgjigjen tuaj që i keni dëgjuar akuzat me radhë që janë bërë ndër vite për këtë çështje. Jeni interesuar për këto akuza tek personat përgjegjës për të zbatuar këtë projekt. Nëse gjykoni që këto akuza kanë qenë të rreme, atëherë pse shteti shqiptar ka nisur një inspektim pothuajse dy vite më parë për këtë çështje?
Edi Rama: U jam shumë falenderues për këtë pyetje sepse më jep mundësinë që përmes jush bashkarisht t’ju themi shqiptarëve që qeveria ime nuk është grupi i strukturuar i një njeriu. Në qeverinë time institucionet që varen nga pushteti ekzekutiv respektohen në punën dhe dinjitetin e tyre. Faktikisht inspektimi është bërë siç janë bërë 10 inspektime në 2017, 10 në 2019, 12 në 2019… Inspektime që nuk i përcaktoj unë. Nuk bëhet me miratimin tim. Nuk pyetem unë fare për dijeninë tuaj se a duhet inspektuar apo jo sepse kështu e kuptoj unë punën e kryeministrit të Shqipërisë dhe qeverisë sime. Inspektimi është bërë brenda gjithë pavarësisë së atij institucioni dhe është shembull tipik se si funksionon qeveria ime.
Me Lefter Kokën kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe ka qenë i angazhuar si Ministër për punën. Se çfarë ka bërë, nëse e ka bërë pas shpinës të gjithë procesit qeverisë… Se ky është një moment kur autoritet shtetëror del nga procesi dhe bën një marrëdhënie ilegale një komponent, kjo nuk është një çështje që ka të bëjë me procesin dhe nuk është një çështje që kryeministri mund ta marrë vesh duke folur, përveçse në rast ku kryeministri është vetë pjesë. Ky nuk është rasti me mua, ky nuk është rasti si funksionoj unë dhe a ka ndonjë tjetër. Edhe ata që shkrijnë falen një shtysë të madhe kanë mëkatet, qeveria, qeverisja, jeta institucionale nuk është hapësira e engjëjve, është hapësira e njerëzve. Në këtë hapësirë ka njerëz që inkriminohen, patjetër, korruptohen, patjetër.