zoom

Aktualitet

Inceneratorët, PD kallëzon Ramën dhe 49 persona të tjerë, Tabaku: Janë grup i strukturuar kriminal

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një konferencë për mediat ka njoftuar se ka depozituar në SPAK kallëzim për 50 persona, si grup i strukturuar kriminal, për inceneratorët.

Mes të paditurve është edhe kryeministri Edi Rama. Tabaku i bëri thirrje SPAK që tre çështjet për inceneratorët, ai i Tiranës, Elbasanit dhe Fierit të hetohet si një dosje e vetme.

‘I kërkojmë SPAK që të mos ketë dosje të veçanta për hetimin e këtyre çështjeve. Duhet t’i mbledhë të treja në një dosje të vetme. Grupi ashtu si ka funksionuar në faza të ndryshme ka operuar si një i vetëm. Nga ana tjetër kanë marrë edhe pagesa, i kanë fshehur pronarët e tyre të vërtetë., Të treja kompanitë janë krijuar me një fond 100 mijë lekë. Kërkesa e parë ndaj SPAK, të treja duhen hetuar së bashku.

Të 50 individët edhe në nivel politik janë po të njëjtët që hartojnë kontratat, zbatojnë kontratat. Besoj që në kallëzimin që kemi përgatitur që do dorëzohet sot pranë SPAK me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda financiare, pastrimi i produktit të veprës penale, provohet ekzistenca e këtij grupi kriminal. Skema që ne kemi përgatitur këtu bën fjalë për 40 kompani të lidhura me njëra tjetrën që kanë vepruar dhe janë duke vepruar.’- tha Tabaku.

Tabaku tha se Edi Rama po trajton inceneratorët dhe pronarët e tyre njësoj si pensionistët.

“Për ta kuptuar shqiptarët; nëse sot qeveria ka vendosur që të indeksojë pensionet aq sa është norma e interest, për 1/3 e pensionistëve, ka vendosur gjithashtu që të paguajë para ekstra nga taksat e juaja për t’i paguar në indeksim koncesionarit të inceneratorëve. Përgjigja është në këtë padi thuajse 90 faqe, u shpreh Tabaku ndërsa shpaloste mënyrën se si kanë vepruar qeveritarët për të favorizuar tre persona me duar në xhepa, që përmban emrat e atyre që në formën e një grupi të strukturuar kriminal kanë organizuar një vjedhje dhe abuzim perfekt me fondet e buxhetit të shtetit. Kanë organizuar procedura që nuk ekzistojnë në ligj, kanë shkelur parimet ligjore të ruajtjes së financave publike dhe kanë ushtruar autoritetin e tyre në kurriz të buxhetit dhe taksave për të përfituar 3 persona me duar në xhepa.” vijoi Tabaku.

Postime të lidhura