zoom

Politikë

Inceneratori/ SPAK hetim për Veliajn? Dumani: Nuk përjashtohet. Do të sqarohen të gjitha pozitat

Në një takim ‘offrecords’ për gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për disa nga çështjet më të nxehta momentalisht.

Pyetur për inceneratorin e Tiranës dhe implikimin e zyrarëve të lartë në proceset korruptive (cilësuar po nga SPAK) Dumani tha se hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime, duke mos përjashtuar as kryebashkiakun e Tiranës.

Dumani: “Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë pasur në duar vendimmarrje. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion (pyetje: edhe ndaj Veliajt). Do sqarohet pozita e secilit, çdo veprim po verifikohet”.

I pyetur për Arben Ahmetajn, ai tha: “Arben Ahmetaj për ne është një person që kërkohet ndërkombëtarisht. S’mund të them asgjë mbi informacionet që kërkoni për vendndodhjen, nuk e ndajmë dot këtu. Ai në raport me SPAK është në kërkim. Është një çështje që po hetohet përditë”.