zoom

Sport

Impresionet e para të mesfushorit Anis Mehmeti, nga Sylvinho te pozicioni në fushë dhe Polonia

Mesfushori Anis Mehmeti, i cili aktivizohet në ekipin e Bristol City-t në kampionatin anglez u shpreh se ftesa nga kombëtarja është një ëndërr e realizuar për të dhe familjen e tij.

Gjithashtu ai u ndal edhe te Polonia, ndërsa theksoi se është gati të luajë nga minuta e parë.

A ka ndikuar lëvizja në merkaton e janarit për të marrë ftesën nga Kombëtarja – Po sigurisht, lëvizja në Janar, Bristol City, jam i lumtur që më kanë thirrur në Kombëtaren Shqiptare.

A je gati për të luajtur në sulm? – Po, unë jam gati të luaj edhe sulmuesin majtas edhe sulmuesin 10-sh. Jam gati të bëj gjithçka.

Objektivi kundër Polonisë – Shkojmë në Poloni me qëllimin për të fituar. Kemi skuadër shumë të fortë dhe gjithë ata lojtarë që luajnë për kampionat janë shumë të fortë dhe po, besoj që do shkojmë në Poloni për të fituar.

Ftesa nga Kombëtarja – Është ëndërr për mua dhe për familjen që të luaj për Kombëtaren shqiptare dhe të vesh fanellën kuqezi. Kam folur edhe me trajnerin Silvinjo.

Gati për të luajtur nga minuta e parë kundër Polonisë? – Jam gati që të luaj nga minuta e parë në Poloni dhe të jem pjesë e formacionit titullar.

Kundërshtari polak – Polonia ka një skuadër shumë të fortë, por ne jemi të përqëndruar tek ajo që do bëjmë ne në fushë. Ata kanë Levandovskin, por ne jemi gati të luajmë lojën tonë.