Aplikacion
Vetë gazetarja Ilnisa në një postim që ka bërë në ‘InstaStory’ duket se është gati për tu bërë nënë për të dytën herë.
Në foton e publikuar shihet një biberon dhe në anën tjetër Meritoni të cilit i Ilnisa i drejtohet duke i thënë: “Koha po ecën dhe ditët po ikin,” duke na lënë të kuptojmë se ajo po i kërkon partnerit të saj që fryt të dashurisë së tyre të bëhet një bebe.
Pak javë më parë nga një intervistë që Ilnisa dha për “She’s On Top” u aludua dhe gazetarja dhe moderatori janë në pritje të ëmbël por mesa duket ishte thjeshtë një hamendësim.
Gjatë emisionit moderatorja e pyeti Agollin nëse çifti ka ndonjë të re për të ndarë me publikun.
Argjira: “Ka ndonjë gjë të re nga ky fllad i dashurisë?”
Ilnisa: “Nuk e di pse u emocionova… jo nga ty, por nga pyetjet, në sensin që kërkon ato përgjigje që nuk t’i jap dot publikisht, por që… mund edhe të ketë”.
“T’i ndaj sikletosesh se e di që unë i di gjërat dhe ke merak se mos nxjerr ndonjë gjë”, tha Argjira duke qeshur.