zoom

Politikë

Ilir Meta përshëndet protestën e Berishës dhe tregon pse nuk mori pjesë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbështetur protestën e sotme nga opozita me anë të një reagimi në rrjetet sociale, për shkak të angazhimeve në Kajro.

Meta shprehet se tubimi ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit. Sipas Ilir Metës, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë.

“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë”, shkruan Meta në rrjetet sociale.