zoom

Aktualitet

Ilir Meta përsëri në Prokurori, por këtë herë tek ajo e…

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, u shfaq sot në Prokurorinë e Tiranës, teksa arsyet ende nuk janë bërë publike.

Në media u publikuan edhe momente të Metës para institucionit të organit të akuzës, teksa mësohet se ai po pyetet nga Prokurori Ndini Tavani. Sipas Kodit Penal dhe Reformës në Drejtësi, çështjet e zyrtarëve dhe shtetarëve i heton SPAK, teksa mendohet se shkaku i shkuarjes së Metës te Prokuroria e Rrethit mund të ketë të bëjë me ndonjë denoncim që kap për kompetencë këtë institucion.

Një prej tyre është edhe vjedhja e zyrave të Partisë së Lirisë, apo mungesa e kamerave të sigurisë, e denoncuar javë më parë.

Siç shihet në foto, Meta shfaqet i qeshur, ndërsa në prokurori ka hyrë i vetëm, pa avokat. Më herët ish-presidenti ka sulmuar ashpër edhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për çështjet që ky institucion po heton ndaj tij dhe familjes. /ZOOM.AL/