zoom

Slider

Ikona e modës Naomi Campell rrëfen varësinë nga droga: Po vrisja veten

Naomi Campell zbuloi se varësia nga droga për pak i mori jetën në kulmin e karrierës së saj në vitet ’90.

Ylli i pasarelave foli abuzimin e saj me substancat narkotike në serialin e ri dokumentar “The Super Models”.

Ajo pranuar se nisi të konsumojë kokainë për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e stilistit e mikut të ngushtë italian Gianni Versace.

“Mendoj se kur fillova të përdorja, kjo ishte një nga gjërat që u përpoqa të mbuloja, ishte pikëllimi”, tha Campbell. “Ti mendon se do të shërojë plagët, por jo. Mund të shkaktojë një frikë dhe ankth kaq të madh. Kështu që u zemërova shumë.”

Ikona e modës tha se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në vitin 1997.

“Ai më shtynte të dilja jashtë dhe të shkoja më tej, kur nuk mendoja se e kisha brenda vetes fuqinë për ta bërë këtë. Kështu që kur ai vdiq, pikëllimi im u shtua.”

Supermodelja e lindur në Britani luftoi me varësinë e saj për pesë vjet, madje u rrëzua gjatë një sesioni fotografik në 1999.

“Kur përpiqeni të mbuloni diçka, ndjenjat tuaja , nuk mund ta beni, po vrisja veten. Ishte shumë e dhimbshme.”

Por ai incident i tmerrshëm ishte thirrja e zgjimit që asaj i duhej për t’u rehabilituar.

“Zgjodha të shkoj në rehabilitim. Ishte një nga gjërat më të mira dhe të vetme që mund të kisha bërë për veten time në atë kohë”, tha Campbell. “Më janë dashur shumë vite për të punuar dhe për t’u marrë me të. Dhe ende shfaqet ndonjëherë.”

Krahas luftës me vdekjen e Versace, nëna e dy fëmijëve ka reflektuar më parë edhe për traumën e fëmijërisë që përjetoi pasi babai i saj braktisi nënën e saj.