zoom

Slider

Ibrahimovic tregon recetën për t’u bërë i suksesshëm: Milan, shtëpia ime e dytë, ndiqni ëndrrat

Mes Duomo dhe San Siro, Zlatan Ibrahimovic ka gjetur dimensionin e tij në Milano. Suedezi i intervistuar nga Alberto Angela për “Tonight in Milan”, ripohoi lidhjen e tij të veçantë me qytetin italian.

“Të luaja në San Siro pati një efekt të madh tek unë, këtu për 8-9 vite ishte pjesë e karrierës sime, pata fat. Mjaftueshëm për të fituar trofe të rëndësishëm, për të luajtur me kampionë të mëdhenj, për të punuar me trajnerë të mëdhenj dhe njoha qytetin, i cili është si një shtëpi e dytë për mua. Kam kaluar shumë vite këtu, kam takuar njerëz që më bëjnë të ndihem si në shtëpinë time, ndihem shumë komod më pëlqen, jetoj dhe ndihem i gjallë. Nuk është sekret që mund të qëndroj këtu pas përfundimit të karrierës”.

Si fëmijë, Ibra bëri të pamundurën për të ndjekur ëndrrën e tij: “Çfarë këshille do t’i jepja një djali apo vajze që dëshiron të fillojë të luajë futboll? Para së gjithash, bëj atë që të bën të lumtur. Nuk duhet të bësh gjëra për njerëz të tjerë, ju duhet ta bëni për veten tuaj, besoni në veten tuaj. Kjo ju mban për një kohë të gjatë”, tha suedezi. /zoom.al/