Aplikacion
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apeloi gjithashtu për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.
“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, u bënë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit: A. Q., 43 vjeç, banues në fshatin Goraj.
Ky shtetas dyshohet se më datë 27.07.2024, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre, në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm”, i cili është përhapur duke përfshirë një pjesë të pyllit të fshatit Vukpalaj”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Po kështu Policia ftoi qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm. /ZOOM.AL/