zoom

Aktualitet

I riu në pranga pasi përplasi italianen, arrestohet e dashura e tij që e përkrahu

Durrës – Një 22-vjeçare është vënë në prangat e policisë së Durrësit, për shkak se akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

E arrestuara është A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës. Sipas policisë ajo ka përkrahur Endri Zajën, i cili po ashtu u arrestuar ditën e sotme në plazhin e Durrësit. Ky i fundit disa ditë më parë përplasi një shtetase italiane dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit, Endri Zaja., 22 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.