zoom

Aktualitet

I prishën shtëpitë, Policia procedon penalisht 4 qytetarë që protestuan te “5 maji”

Vuajtja për banorët e lagjes “5 maji” nuk ka përfunduar me prishjen e shtëpive nga Bashkia Tiranës. Disa prej tyre janë proceduar penalisht nga policia pasi protestuan kundër prishjes së shtëpive. Në një njoftim për mediat policia bën të ditur se ka paditur 4 persona të cilërt nuk iu bindën urdhërave për të punonjësve të policisë. 

 

Njoftimi 

 

Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e “5 Majit”, një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:

 

– E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

 

– K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Postime të lidhura