Aplikacion
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-ve ka shpërndarë reagimin e Wisner.
“Duhet stabilitet, parashikueshmëri, luftë kundër korrupsionit, angazhimin dhe përkushtimin ndaj tij. Dhënia e një mundësie të drejtë për bizneset amerikane. Kjo është ajo që ata duan. Nuk ka nevojë për asgjë të veçantë për ne… Nuk duan të kenë avantazh, nuk duan trajtim të veçantë, por duan të dinë se do të jenë në gjendje të përdorin paratë e tyre në një mënyrë të drejtë dhe konkurruese”, tha Wisner mes të tjerash.
Edhe më parë ai ka përsëritur thirrjen për mbështetjen e drejtësisë së re nga SHBA-të dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. /ZOOM.AL/