zoom

Aktualitet

I moshuari përplaset për vdekje në rrugën Plepa-Kavajë, shoferi arratiset

Një aksident me vdekje u regjistrua këtë të mërkurë në rrugën dytësore Plepa-Kavajë.

Një 63-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë.

Prej plagëve të rënda, i moshuari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Shoferi që shkaktoi aksidentin u arratis nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në kërkim të tij, ndërsa po heton për shkaqet e aksidentit.