zoom

Aktualitet

I kërkuar për shitje droge në kryeqytet, “Operacionalja” kap durrsakun me dy identitete (EMRI)

Policia njoftoi sot se ka arrestuar një 24-vjeçar në Durrës, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

I arrestuari është Armando Bushi, alias Armarido Rama. Aksioni u bë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, i koduar “Operacionalja 10”.

“I akuzuar nga Gjykata e Tiranës, për prodhim dhe shitje narkotikësh, kapet në Durrës dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 10”, lokalizoi në Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin: A. B. alias A. R., 24 vjeç, banues në Tiranë”, tha policia.

24-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia vendore. /ZOOM.AL/