Aplikacion
Çifti u përfol për ndarje, por së fundmi u pa prapë bashkë, pasi ka vendosur të shkojë në një zyrë këshillimi. Aktorja 36-vjeçare e “Transformers” nuk po heq dorë nga marrëdhënia e saj me reperin 32-vjeçar.
Një burim i “Page Six” tha: “Ata janë ndarë, por dëshirojnë të shohin nëse mund ta shpëtojnë marrëdhënien e tyre.”
Burimi shpjegoi: “Megan është ende e mërzitur, por nuk po heq dorë nga lidhja e tyre”.
Ndërkohë, një burim i tha “People”: “Ata kanë pasur probleme në të kaluarën, por gjërat duken mjaft serioze këtë herë.”
Fox dhe Kelly filluan të takoheshin në vitin 2020 dhe u fejuan vitin e kaluar./ Zoom.al