Aplikacion
Në një postim në rrjetet sociale, shkruan se dy shokët e tij, Ledian Alushaj dhe biznesmeni Edmond Papa, i cili u vra në dhjetor 2022, janë bashkëpunëtor në krim.
Vanessa shkruan se Aleksandër Sadikaj ia dha automjetin me mirëbesim Ledian Alushaj, por ky i fundit e çoi në servisin e tek daja i Edmond Papës për t’i vendosur tritol.
Ajo shprehet se të dy i shkuan në varrimin e të vëllait, madje shton se Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë.
Vanesa Sadikaj: Isha tek burgu kur i gjujti tritol shoku, Alexandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë.
Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin.
Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”.
Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterat e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve.
Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt.
Sadikaj u vra në pas një shpërthimi të telekomanduar në automjetin e tij teksa udhëtonte drejt rreth-rrotullimit të Saukut.
Ai u nxor i gjallë nga automjeti dhe u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda që i la shpërthimi.
Disa muaj pas vrasjes së tij u ekzekutua në Tiranë biznesmeni Edmond Papa. Si autor i dyshuar u arrestua kunati i Aleksandër Sadikajt, Albano Velo.
Velo është arrestuar nga policia më 31 dhjetor në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga Franca ku kishte shkuar katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papa në një lokal në Tiranë.
Autori i dyshuar, Albano Velo është tradhtuar nga disa kamera sigurie, të cilat e kanë fiksuar teksa ai mbante nën vëzhgim Edmond Papën, i cili mbeti i vrarë më 16 dhjetor të vitit 2022.
Megjithatë Albano Velo ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Edmond Papës.
Një zyrtar i lartë i policisë, në prangat e SPAK në operacionin e dosjes së Suel Çelës