zoom

Të gjitha

I doli në ëndërr, Fifi parashikon kush do të eliminohet të premten

Ishte duke biseduar në dhomën e ndjenjës me Arjolën dhe Monikën, kur Fifi vendosi që të tregonte një ëndërr që kishte parë në mëngjes.

Këngëtarja shprehet se ka parë në ëndërr se kush do të eliminohet të premten. Ishte pikërisht Monika, dhe nuk ngurroi që t’ia tregonte emrin.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Kam parë ëndërr sikur më tha “Vëllai i Madh”, mos u shqetëso po Monika do dalë

Monika: Do dal

Arjola: Do jetë e kundërta

Monika: Si të dalin ëndrrat ty?

Fifi: Mua deri tani ëndrrat më kanë dalë

Monika: Do ta takoj “Vëllanë e Madh, do pimë kafe, ju do rrini këtu, unë do pi kafe me “Vëllanë e Madh”.