zoom

Aktualitet

I doli emri në përgjimet e trafikantëve të drogës dhe SPAK nisi hetim për të, reagon Elvana Gjata

SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren e njohur Elvana Gjata e cila doli në përgjimet e fundit në aplikacionin “SkyECC” që çoi në goditjen e grupit të strukturuar kriminal, mes tyre ish i fejuari i saj Ervin Mata, Erzen Breçani e djali i tij Eralbi Breçani. Në përgjime ajo është përmendur si “transferuese” e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin. Bëhet fjalë për një shumë rreth 500 mijë euro, por nuk dihet nëse trabnsferta është realizuar apo jo përmes llogarisë së Elvanës.

Pas këtij lajmi, këngëtarja ka bërë “reagimin e parë”, ku po vazhdon axhendën e saj dhe ka publikuar që sonte do të jetë në një koncert në Gjermani.