Aplikacion
Mbreti, i cili edhe vetë është diagnostikuar me kancer, “është në kontakt të ngushtë me nusen e tij të dashur”, thuhet në një deklaratë të shkurtër. Mbështetja ka ardhur për Princeshën, e cila në një video të publikuar u shpreh se diagnostikimi me kancer ishte një shok i madh për të. Ajo i është nënshtruar kimioterapisë që nga fundi i muajit shkurtit.
Princesha tha se kishin qenë një “dy muaj tepër të vështirë” për familjen e saj, por shtoi ishte mirë dhe bëhej më e fortë çdo ditë. Lajmi se Prinvesha vuan nga sëmundja e rëndë, vjen gjashtë javë pasi mbreti Charles ndërpreu paraqitjet e tij publike pasi u diagnostikua edhe vetë me kancer.
Të dy u trajtuan për një kohë të shkurtër në spitalin privat të Londrës Clinic në të njëjtën kohë. Katerina iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar, ndërsa Mbreti një procedure për trajtimin e prostatës së zmadhuar.
“Madhëria e tij është shumë krenar për Katerinën, për guximin e saj për të folur ashtu siç foli”, tha Buckingham Palace. Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla, të cilët u informuan për lajmin për shëndetin e princeshës përpara njoftimit të së premtes, thanë se do të “vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen në këtë kohë të vështirë”.
Kensington Palace nuk ka bërë të ditur llojin e kancerit me të cilin është diagnostikuar Katerina, por thotë se ka besim se ajo do të shërohet plotësisht. /ZOOM.AL/