zoom

Politikë

I dënuar në Itali, KQZ: Kandidati i Bashës mund të vazhdojë garën për kryebashkiak

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë “dritën jeshile” të gjithë kandidatëve të propozuar nga forcat politike për kryetar bashkie në 6 njësitë ku do mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.

KQZ thotë se nga verifikimi i 10 kandidatëve të cilët kishin dënime apo procedime penale për vepra të ndryshme, asnjëri prej tyre nuk është në kushtet e ndalesës që përcakton ligji i dekriminalizimit për të kandiduar.

Në këtë listë bën pjesë edhe kandidati i Partisë Demokratike për Rrogozhinën, Feërdinant Saraçi, i cili ka deklaruar në formular se ka qenë dënuar nga autoritetet italiane me 4 muaj burg dhe 100 mijë lireta gjobë për armëmbajtje pa leje.

 

Njoftimi i KQZ:

 

 

????? ???????????????? – ?????????̈? ??̈? ????????̈ ????̈, ??????????̈, ????̈?, ??? ????̈ ??̈ ??????? ? ???????? ??̈ ??????????

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimet për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi se nuk janë në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe se KZAZ-të përkatëse mund të vijojnë me procedurat për regjistrimin e kandidatëve të mëposhtëm:

  1. Z. Ferdinand Shefqet Saraçi, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
  2. Z. Dritan Hajri Torba, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
  3. Z. Edison Selman Memolla, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
  4. Z. Hekuran Selman Xhani, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
  5. Z. Premtim Riza Kryemadhi, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
  6. Z. Lulzim Sefer Vrana, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;
  7. Z. Rahim Petrit Spahiu, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
  8. Z. Blerim Rustem Shera, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;
  9. Z. Luan Qamil Haka, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
  10. Z. Ymer Gjergio Marku, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë.