Aplikacion
“Kur kam dalë kam lexuar lajme të tmerrshme sepse harrojnë që jeta ime nuk ishte vetëm një martesë. Mbaroi ajo me respekt në maksimim nga të dyja palët, dhe unë kisha të drejtë të kisha një njohje tjetër. Jeta ime vazhdoi sepse unë jam divorcuar në moshën 27 vjeç, dhe s’mund të mbyllja dyert e zemrës. Unë kam pasur ato dashuritë e mia por i kam mbajtur pak sepse gjërat e mia personale nuk kam dashur t’i bëj kurrë publike sepse janë vetëm të Monikës.”– tha ajo
E pyetur nëse ka një njeri në jetën e saj, Monika tha:
“Nuk kam, kam kohë që nuk kam dikë në krah, ndoshta kjo po më penalizon, sepse nuk po e lë dot veten të lirë. Le të kem atë guximin që të rifilloj edhe një histori tjetër dashuri, ndoshta nuk ka ardhur (ai), prandaj unë i bëj thirrje.”
Ndër të tjera gjatë intervistës aktorja shprehu gjithashtu dëshirën që të bëhet drejtuese e Teatrit Kombëtar.
“Po të më bënin drejtoreshë të Teatrit Kombëtar do të bëja shumë risi, do të sillja shumë gjëra të reja. Do dal para Kryeministrisë ta manifestoj. Më jep mundësinë për një vit dhe të shikojmë, rrugës po mendoja çfarë mund të bëj unë një gjë plus.”- shprehu aktorja./L.K
/Zoom.al