Aplikacion
Ndërsa personazhi i krimit, në bashkëpunim me Ahmet Mashën, ndihmoi ish-deputetin të futej në listën e sigurtë të PS-së në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Altin Hajri është pronari i kompleksit “Golden” në Shijak, ku u mbajt dhe me pas u zhduk trupi i Jani Prengës.
“I pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” ndodhur në Shijak akuzohet se është pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga, ngjarje e ndodhur datën 17.01.2020 në Kamëz”, njoftoi SPAK.
Kujtojmë se Jan Prenga u mor peng në zonën e Kamzës në Tiranë, dhe u mbajt peng për disa orë në një kompleks në zonën e Shijakut, dhe më pas u vra.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konfliktet për pazaret e drogës mes vëllait të Jan Prengës që jeton në Angli dhe vëllezërve Hajri.