zoom

Aktualitet

I akuzuar për trafik droge/ SPAK dënon me burg ish-truprojën e Saimir Tahirit

Paul (Agustin) Deda, ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, u dënua këtë të premte me burg.

I akuzuar për trafikim narkotikësh, ai duhet të qëndrojë 8 vite në qeli, sipas vendimit të SPAK.

Për të njëjtën vepër penale u dënuan edhe Leonidha Sejdiaj dhe Hamit Seferi. Të dy do të vuajnë nga 8 vjet burgim secili.

Emri i Agustin Dedës, një nga ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri, doli në operacionin e zhvilluar me kodin ‘Shpirti”. Pas operacionit, ai mohoi të ketë lidhje me drogën.

Ai u arrestua në Francë, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar pas operacionit dhe më vonë u ekstradua në Shqipëri.

Njoftimi i plotë i SPAK:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes nr.36/2 të vitit 2019 (238 të
vitit 2017), me të pandehur Paul (Agustin) Deda, Leonidha Sejdiaj, Hamid Seferi,
etj…”
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Ilir Përdeda dhe Ardit
Mustafaj, me vendimin Nr. 51, datë 20.09.2024 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës
penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit
të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal
dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet
burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës
penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit
Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
3. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale,
dënimin e të pandehurit Paul (Agustin) Deda, me një dënim të vetëm prej 12
(dymbëdhjetë) vjet burgim.
4. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Paul
(Agustin) Deda i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet
burgim.
5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Paul (Agustin) Deda do t’i fillojë nga dita e
ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe dënimi do të kryhet në një IEVP
te sigurisë së lartë.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale
“Trafikimi i narkotikeve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të
strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe
në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet
burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe
dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale,
dënimin e të pandehurit Leonidha Sejdiaj me një dënim të vetëm prej 12
(dymbëdhjetë) vjet burgim.
9. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Leonidha
Sejdiaj i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
10. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Leonidha Sejdiaj do të fillojë nga dita e
arrestimit dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi për kryerjen e veprës penale
“Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të
strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe
në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet
burgim.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi per kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe
në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
13. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për vepra penale,
dënimin e të pandehurit Hamid Seferi me një dënim të vetëm prej 12
(dymbëdhjetë) vjet burgim.
14. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamid
Seferi i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
15. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Hamid Seferi do të fillojë nga dita e
ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë
së lartë.
16. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore u
ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
17. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbëdhjetë)
ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Postime të lidhura