zoom

Lajme

Humbja e Anglisë në finalen e Euro2024/ Bellingham: U ndjeva si kokë turku, më iku buzëqeshja

Futbollisti i Real Madridit, Jude Bellingham, është shprehur se iu është kthyer buzëqeshja pasi “ndihej si kokë turku” për dështimin e Anglisë për të fituar Euro 2024 në verë.

Bellingham shënoi golin e parë të Anglisë në turne në një fitore 1-0 kundër Serbisë, përpara se të shënonte golin e barazimit në minutën e 95-të kundër Sllovakisë për të shpëtuar skuadrën e Gareth Southgate nga eliminimi në 16-shen e fundit.

Anglia u mund përfundimisht 2-1 nga Spanja pasi humbi finalen e dytë të Kampionatit Evropian në tre vjet.

“E humba shumë buzëqeshjen time duke luajtur për Anglinë pas Euros pasi ndjeva se isha pak i keqtrajtuar në krahasim me atë që kontribuova”, tha Bellingham përpara takimit të Real Madridit në Champions League me Liverpool.

“Buzëqeshja është kthyer [tani]. U ndjeva pak si koka e turkut. Ndoshta më erdhi pak keq për veten. Ndjeva se kontribuova në disa momente mjaft të mëdha, por më dukej sikur e gjithë bota po shkatërrohej mbi mua, veçanërisht në tre ditët pas finales. Nuk ishte një ndjenjë e bukur.”