zoom

Aktualitet

Humbi shikimin në njërin sy/ Kristian Boçi reagon sërish: Qenka e rëndë pas 47 vitesh…

Biznesmeni Kristian Boçi, që pak ditë më parë u përfshi në një aksident të rëndë rrugor, tregoi pasojat që i la në shëndet përplasja me makinë.

Ai humbi shikimin në njërin sy, ndërsa kur doli nga spitali, rrëfeu se po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa falenderoi edhe mjekët për shërbimin.

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy. Faleminderit Zot për çdo të mirë dhe të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan biznesmeni.

Aksidenti ndodhi në 13 shtator në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem. Kristian Boçi humbi kontrollin e mjetit, kaloi barrierat e hekurta dhe përfundoi në kanalin anësor të autostradës. Ai po udhëtonte së bashku me dy fëmijët e tij.