Aplikacion
Holveck, i cili vuante nga kanceri, nuk ia doli dot të fitojë betejën më të rëndësishme, atë me jetën. Klubi francez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Me pikëllim të pamasë mësuam këtë mëngjes për vdekjen e presidentit tonë Nikolas Holveck. Ai luftoi deri në fund kundër sëmundjes dhe në emër të të gjithë kompanisë, nga aksionerët e deri te stafi, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij.
Do t’i bëhet një homazh në marrëveshje me familjen e tij”, shkruhet në postim. /ZOOM.AL/